Katër persona të nacionalitetit serb janë arrestuar mbrëmë vonë në pjesën veriore të Mitrovicës, pasi sipas policisë, kanë fyer dhe sulmuar dy policë.
Nga policia po ashtu kanë thënë se të arrestuarit nën efektin e alkoolit, dhe se nuk kanë mundur të japin një deklaratë mbrëmë.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë pas mesnate.
Të rinjtë dyshohet se kanë fyer dhe më pas kanë sulmuar dy policë në shëtitoren e qytetit, ka thënë për Kossev, Petrit Fejza nga Policia e Kosovës.
Njëri nga policët, thonë ata, ka pësuar lëndime trupore.
Të rinjtë në fjalë janë R.N (2004), L.K. (2005), V.J. (2003). dhe M.M. (2005) dhe menjëherë janë dërguar në komisariat, e para kësaj së bashku me policin e lënduar për kontroll mjekësor.
“Duke qenë se kanë qenë nën efektin e alkoolit, mbrëmë nuk kanë mundur të bëjnë deklaratë. Për këtë arsye ata janë ndaluar, ndaj deklaratat e tyre për këtë ngjarje do të merren sot. Pas kësaj do të vendoset se çfarë do të bëjmë më pas”, ka thënë Fejza.
Videot e këtij arrestimi qarkullojnë në internet që nga mbrëmë.
“Nëse dikush i arrestuar nga policia bën rezistencë ose tenton të arratiset, policia ka të drejtë të përdorë forcën. Dhe në ato video që u shfaqën, shihet se askush nuk i rrah, por po mundohen të pengojnë policinë që t’i arrestojë”, thotë Fejza tutje. /Reporteri.net/