Tri gra në Gjilan janë arrestuar nën dyshimin për prostitucion. Njëra nga të dyshuarat është pronare e sallonit të masazhit, njofton policia.
MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTITUCION /BASHKËKRYERJA
Gjilan 08.05.2023 – 19:30. Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale. Po ashtu është arrestuar edhe pronarja sallonit e dyshuara kosovare pasi që në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura. Në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.