Me datën 27 Shkurtë 2017, pas mesnate rreth orës 01:00, Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve, në stacionit policor në Viti, kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshimtin e mitur me banim në fshatin Kabash komuna Viti pasi që dyshohej se ishte i involvuar në disa raste të vjedhjeve të rënda . Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të QPS në Viti i njëjti janë gjete dëshmi të qëndrueshme ku besohet të jetë i involvuar në së paku katër vepra penale të “Vjedhjeve të Rënda” në Viti, Kabash dhe dy në fshatin Pozhoran. Vjedhjet besohet se janë kryer gjatë muajit janar dhe shkurt 2017.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit për 24 orë . Rastet po hetohen veç e veç.
Arrestohen personi i dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’ në Viti
Ndani këtë artikull