Komuna e Klinës tash e dy ditë është izoluar pasi atje janë shfaqur dy raste me koronavirus.
Një person është arrestuar pasi nuk ka përfillur urdhërin e policisë që i ndalohet të dal nga komuna e tij, transmeton Zëri.info
Polica ka bërë të ditur se dje është arrestuar një banor i një fshati të Klinës të cilit policia ia ka bërë me dije se me urdhër të Qeverisë së Kosovës nuk i lejohet që të lëvizë në komunat tjera për shkak të epidemisë dhe i njëjti me shpejtësi vazhdon me veturë në drejtim të Pejës.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë