Ka shkuar në 13 numri i të arrestuarve nën dyshimin për dhunim të një 11-vjeçareje, në dy raste, në Prishtinë.
Siç ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, të mërkurën është ndaluar edhe një i rritur nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “ndihmës” në kryerjen e dhunimit. Ai është arrestuar për rastin që dyshohet se ka ndodhur në qershor, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Prokuroria ka thënë se do të kërkojë masën e paraburgimit ndaj të pandehurit.
Në gusht qenë arrestuar pesë persona nën dyshimin për dhunim të 11-vjeçares. Pas publikimit të rastit, u bë e ditur se kjo s’ishte hera e parë që fëmija ishte viktimë e dhunimit.
Pos pesë të arrestuarve në gusht, më vonë u arrestuan edhe shtatë të tjerë/BetimipërDrejtësi