Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën Feronit Shabanin, të njohur ndryshe si “Fero” pasi që dyshohet për sulm fizik.
Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjilan duke treguar se kanë autorizuar Policinë pas njoftimit se në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet i dyshuari duke sulmuar një person tjetër në veturë.
Sipas komunikatës, Fero pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë.
“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftim.