Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin, i cili besohet të jetë involvuar në tri raste të vjedhjeve të xhamive, në rajonin e Gjilanit.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Ju njoftoj se ne baze te informatave dhe deshmive qe Policia e Kosovēs njësitet e hetimeve nga Stacioni policor i Gjilanit i kemi mbledhur përmes rrugëve operative në lidhje me rastet e vjedhjeve të xhamive (është lokalizu dhe është arrestu i dyshimti G. G. 2001), fshati Terstenik – Komuna Drenas, personi i dyshimte më 03 shtator 2020 është intervistuar ne prezence te avokatit mbrojtes ne Stacionin policor ne Peje, sepse ai ne po kete stacion eshte ndaluar 48 ore si i dyshimtë per rastet e tjera te Stacionit te Pejes. Gjate intervistimit janë gjetë fakte të qëndrushme se ai i kishte kryer qe te tria (3) vjedhjet neper xhamtë ne rajonin e Gjilanit dhe ate :
1. Xhamia e fshatit Malisheve te Gjilanit i ndodhur më 20 qershore 2020, nr. 2020.CA.0604
2. Gjilan te xhamia e “Mdreses “28 gusht 2020, nr. 2020 CA 0911 dhe,
3. Xhamia e fshatit Ponesh, gjithashtu më 28 gusht 2020, nr. 2020 CA 0912
Me urdher te prokurorit rastet veç e veç procedohen ne procedurë të rregullt pasi qe i dyshimti ndodhet ne mbajtje dhe është ndaluar nga Sacioni policor në Pejë.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që t’i sjell para drejtësisë të gjithë përsonat e dyshuar të përfshirë ne raste te veprave penale.