Arrestohet personi i cili dyshohet per disa raste te “Vjedhjeve”
Sot me 24 dhjetor 2020 rreth orës 14.30 , Policia e Kosovës , njesiti i hetimeve i stacionit policor tē Gjilanit pas një pune operative mirë të organizuar ka arrestuar të dyshuarin Sh. G. (1985),i cili dyshohet se brenda një periudhe kohore ka kryer tri vjedhje në kompanin e ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan.
Dyshohet se ai ka arritur të vjedhë njëzet e shtatë (27) copë bateri-akumulator të kamionëve, dyqind e pesë (205) copë orê matëse të ujit si dhe njëmij e katërqind (1400 ) copë (mbështjellës-pjesë përcjellëse të orëve matëse).
I dyshuari është intervistuar në prezenc të avokatit mbrojtës dhe janë gjetë prova të qëndrushme që lidhen me veprat penale “Të rasteve të vjedhjeve”.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.
Rasti procedohet në PTh.