Policia e ka arrestuar N.A. sot pasi ishte në kërkim më vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Në njoftimin e lëshuar bëhet e ditur se i kërkuari është i dënuar me burgim një vit e tre muaj për veprën penale “vjedhje”.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.