Policia e Kosovës ka arrestuar infermieren e cila dyshohet se ka sulmuar gruan e moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.
Kështu raporton Klan Kosova duke u thirrur në burime, teksa shton se ngjarja ka ndodhur këtyre ditëve.
Paparaci ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.
Pamjet e sulmit të infermiereve të Shtëpisë së Moshuarve në Pejë ndaj pacientes i ka publikuar aktorja Kaltrinë Zeneli të martën.
Ngjarja ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, raporton Paparaci.
“Orenda” Sh.P.K. është një biznes privat i cili merret me aktivitetet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta./Paparaci/