Mjeku i Ordopedisë, Sabit Sllamniku, është arrestuar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në QKUK.Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, i cili tha se nuk di asgjë për arsyet e arrestimit të tij.Jashanica tha që i është thënë që Sllamniku ka pasë një debat me një pacient dhe se arrestimi i tij u bë nga dy policë civilë.Ai pretendon se e gjithë kjo është ndonjë inskenim nga pacienti.“Po, është e vërtetë, është arrestu. Nuk kemi kurrfarë informate se pse është arrestu, veç janë ardhë e kanë marrë, aty nuk kam qenë unë. Nuk kemi asnjë lloj informate se pse e tek. Për më shumë edhe Zyrën e Informimit e kemi njoftu, po as ata nuk kanë më shumë informacione, Janë hy e kanë marrë. Sipas stafit, se unë kam qenë në ambulancë, ka pasë një debat me një pacient, ai me siguri e ka përgatit terrenin. Stafit nuk i kanë jep asnjë sqarim për arrestim, ju kanë thënë ‘Nuk keni ju punë me këtë’.”, tha ai.
Arrestohet mjeku i Ortopedisë, Sabit Sllamniku
Ndani këtë artikull