Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar sot, një peron të dyshuar për grabitje në tentativë në Gjilan.
Sipas njoftimit të Policisë , i arrestuari është E.A. 26 vjeçar.
“Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti me datën 13.11.2022 ka tentuar që kryej një grabitje në një lokal afarist në qytetin e Gjilanit. I njëjti pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në lidhje me rrethanat e rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘’Grabitje në tentativë’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan.