Policia në Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë, me datë 03.07.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin F.TH. (1991) shtetas i Kosovës.
Ai ishte i kërkuar në bazë të tetë urdhëresave të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Kamenicë, me dënim burgimi tre muaj e dymbëdhjetë ditë për vjedhje.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.