Me datë 24 Gusht 2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin G.Sh nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale mashtrimi nga nenin 323 par.1 të KPRK-së.
Dyshohet se i njëjti në emër të televizionit “Klan Kosova”, është prezantuar rrejshëm, duke kërkuar të holla në biznese të ndryshme, kinse për realizimin e një seriali, ku në këtë serial rolin kryesor do ta ketë një artistë me emër, dhe do të ketë marketing për këto biznese.
Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.