Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person në lidhje me ngjarjen tragjike në Gjilan, ku mbetën të vrarë tre persona.
Ndërkohë, në arrati ndodhen Mehfail Shkodra dhe dy djemtë e tij, për të cilët është lëshuar urdhër-arrest.
Të tre dyshohen se janë të përfshirë në këtë rast të rëndë./radiostargjilan/