Një person është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës si i dyshuar për shitblerjen e substancave narkotike në qytetin e Gjilanit.
Sipas komunikatës, të dyshuarit gjatë bastisjes së shtëpisë i janë gjetur dhe sekuestruar 632 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, të ndarë për shitje si dhe një peshore për matjen e narkotikëve.
Reklamë
ADVERTISEMENT
Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
“Policia e Kosovës, në vazhdën e luftimit të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, pas një pune hetimore dhe operative në terren, me datën 07.11.2024 në Gjilan, pas sigurimit të dëshmive dhe urdhëresës për bastisje, ka realizuar një kontroll/bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë shitblerjen e substancave narkotike në qytetin e Gjilanit. Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar, në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe janë sekuestruar rreth 632 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të ndarë për shitje, si dhe një peshore për matjen e narkotikëve. Në konsultim me prokurorin e shtetit nga prokuroria kompetente, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti i cilësuar ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, i sanksionuar sipas nenit 267 të KPRK-së, procedohet tutje për procedurat e mëtejme”, thuhet në komunikatë.