Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar, pasi në vazhdimësi kishte ngacmuar një femër, duke e përcjellë atë në rrugë dhe duke e shqetësuar në punë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten, në Gjilan dhe rasti është iniciuar “Ngacmim”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare, duke e përcjellë atë në rrugë dhe shqetësuar në vendin e punës, ku ishte duke punuar viktima”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.