Policia ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në Gjilan.
Një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij.
“Gjilan / 13.07.2024 – 03:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre kosovare”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia bën të ditur se viktimat (nënë e bijë) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.