Një person është arrestuar të shtunën në Gjilan, për arsye se kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, derisa po e transportonin për tretman mjekësor.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari ishte sjellë në stacionin policor lidhur me një rast tjetër.
Policia ka bërë të ditur se zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa i dyshuari është intervistuar në prezencë të prokurorit të avokatit dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Rr. Esat Berisha, Gjilan / 09.03.2024 – 21:40. Një i dyshuar m/k është arrestuar për arsye se derisa kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa po e transportonin për tretman mjekësor. I dyshuari paraprakisht ishte sjellë në stacion lidhur me një rast tjetër.
Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.