Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
I njëjti ishte punëtor i një lokali, ku gjatë bastisjes brenda janë sekuestruar një telefon mobil dhe një DVR, përcjell teve1.info.
Megjithatë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjilan 27.03.2024, 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punëtor i një lokali, pasi që në të zhvillohej veprimtari e ndaluar bixhozi. Gjatë bastisjes së lokalit janë gjetur dhe sekuestruar një telefon mobil dhe një DVR. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.