Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në qytetin e Gjilanit, ku një grua ka denoncuar në Polici një veprim të papranueshëm të kryer brenda një automjeti taksi.
Viktima, P.L. 35 vjeçare, ka deklaruar se më 6 korrik 2025, rreth orës 15:50, derisa ishte duke udhëtuar me një veturë taksie, është sulmuar seksualisht nga drejtuesi i mjetit, i identifikuar si R.B, 58 vjeçar.
Sipas viktimës, sapo ka zbritur nga vetura, ka shkuar drejt në stacionin policor për të raportuar rastin.
Menjëherë pas denoncimit, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar të dyshuarin në mbrëmje, rreth orës 20:00, duke e intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj R.B është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është duke u trajtuar si “Sulm seksual”, në procedurë hetimore./sinjali