Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë raportuar për një rast ku viktima, shqiptare shtetase e Kosovës, me banim në një fshat në Komunën e Gjilanit, ka raportuar në policinë e Kosovës në Gjilan se pas një mosmarrëveshje që ka pasur me bashkëshortin e saj, i njëjti e kishte “kanosur” me vrasje.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe janë gjete prova të qëndrueshme se ai dyshohet të jetë i involvuar në rastin në fjalë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore.