Në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Gjilan, njësitë policore sektoriale gjatë kontrollit rutinë kanë ndaluar veturën Audi Q7, me targa SK, Republika e Maqedonisë, dhe gjatë kontaktit me vozitësin, të dyshuarin shqiptar, shtetas i Kosovës, gjatë kërkesës për legjitimim, i njëjti ka refuzuar t’i jap dokumentet.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se më pas i njëjti i ka ofruar policëve vetëm librezën e veturës dhe është parë se ai nuk posedon patentë shofer. Po ashtu ai iu është drejtuar policëve me fjalët ofenduese dhe duke i kanosur.
“I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga Policia e Kosovës. Me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në Qendrën e Ndalimit”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.