Arrestohet personi që kërcënoi publikisht se do hedh bomba në xhaminë e madhe në Mitrovicë
Një video e shkëputur nga një ‘live’ në rrjetin social TikTok, ku një person me emrin ‘Patrik Kurti’ kërcënon publikisht se do hedh bomba gjatë namazit të xhumasë në xhaminë e madhe në Mitrovicë, është bërë virale në rrjet.
Në videon e publikuar qytetari dëgjohet duke thënë se do të marrë tri dardha dhe do t’i fus në xhami që të vdesin sa ma shumë myslimanë.