Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dje në fshatin Novosellë të Kamenicës dy të dyshuar meshkuj K-Serbë për kontrabandë mallrash njëri nga ta zyrtar policor, raporton Gazeta Express.
Të njëjtit me furgon përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Kosovë janë zënë duke kontrabanduar mallra.
Në furgonin e konfiskuar nga Policia e Kosovës kishte një kazan për zierjen e rakisë, dy thasë koncentrat për kafshë dhe tetë paketime të vogla të barnave për të cilat të dyshuarin nuk posedonin dokumentacion përkatës.
Me vendim të prokurorit të dyshuarin janë dërguar në mbajtje ndërsa furgoni me mallra është sekuestruar.