Sot, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale (M.B. ).
Punëtori i Postës së Kosovës, M.B, dyshohet se nuk i kishte dërguar tek palët e adresuara 2 mijë e 26 dërgesa të ndryshme.
Me këto veprime personi i dyshuar (M.B,) dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoriteti zyrtar” sipas nenit 414 të kodit penal të Republikës së Kosovës, njoftoi Policia e Kosovës.
Po ashtu është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit të lartcekur ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi (dërgesat postare) të pa dorëzuara nga i dyshuari i cili ka qenë përgjegjës për dorëzimin e tyre tek palët e adresuara gjate kohës sa ka qenë punëtorë i Postës së Kosovës.
Dëshmitë dhe provat e gjetura dhe sekuestruara janë si në vijim:
682 Shkresa të Gjykatës
512 Fatura të tatimit mbi pronë
337 Fatura te Valës
57 Dërgesa Ndërkombëtare
200 Shkresa të Trustit
197 Fatura të Bankave
7 Shkresa të Ministrisë së Bujqësisë
18 Dërgesa nga Komuna e Lipjanit
1 Dërgesë nga AKP
14 Dërgesa nga Përmbaruesit privat
1 Dërgesë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor
Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga PTH-Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë.