Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se më 22 maj, 2018 rreth orës 11:30 nga Policia e Kosovës në Gjilan është arrestuar e dyshimta L. H. (1956), shtetase e Republikës së Shqipërisë e cila ka qenë e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Ajo kërkohej për mbajtje të burgut efektiv në kohë zgjatje prej 6 (gjashte) muaj.
“Pasi që është kompletuar dokumentacioni ajo menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Lipjanit”, ka thënë zëdhënësi Hashani