Vizita e Kryeministrit të Malit të Zi ka dhënë fryte. Dy palët kanë arritur marrëveshje për demarkacionin.
Vizita e Kryeministrit të Malit të Zi Dusko Markovic në Prishtinë përfundimisht pritet ta zgjidh cështjen e demarkacionit e cila po e mban të bllokuar Kosovën tash e tre vjet.
Gazeta Express merr vesh nga burimet se Markoviq gjatë takimeve në Prishtinë me liderët kosovarë ka gjetur gjuhë të përbashkët për cështjen e kufirit.
Një burim i besueshëm ka thënë se Prishtina dhe Podgorica kanë rënë dakord që në ditët në vijim të kenë një komunikim intensiv që do ta prodhojë zgjidhjen.
“Dy delegacionet e larta janë dakorduar që të ketë një komunikim intensiv ditëve të ardhshme në të gjitha nivelet dhe të shihet se ku mund të jenë bërë gabimet. Pastaj do t’i hapet rrugë ratifikimit me një procedurë të shpejtë. E gjitha do të kryhet gjatë muajit shkurt” ka thënë një zyrtar i lartë.