Ka arritur në 914 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë, raporton Gazeta Metro.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 707 raste të reja dhe 10 viktima nga koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338.
Kujtojmë se kohëve të fundit, në Kosovë është shënuar një rritje e lartë e rasteve të reja me koronavirus, si dhe e numrit të viktimave.