Arsenali ia ofroi Real Madridit sulmuesin Alexis Sanchez, por trajneri Zinedine Zidane e refuzuar atë.
Gazeta britanike “Daily Star” raporton se presidenti Florentino Perez kishte dashur ta blinte anësorin kilian, por Zidane kishte refuzuar duke mos dashur ta prishte rehatinë në sulm.
Sanchez kërkohej me ngulm nga Manchester City i Pep Guardiolas, i cili u tërhoq nga gara për të për shkak të çmimit të lartë.
Sanchez përfundimisht iu bashkua Manchester Unitedit pas një marrëveshjeje për shkëmbim, në bazë të së cilës Henrikh Mkhitaryan kaloi në Arsenal.