Arsim Ademi do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvednosje për kryetar të Vitisë.Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Lëvizja Vetëvednosje.
“Sot, në prani të Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti, strukturave organizative të Pikave, ish-deputetëve Nijazi Isaku dhe Mirlinda Sadiku, si dhe në praninë e Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit të Qendrës në Viti dhe zv.mistër në Ministrinë e Bujqësisë Imri Demelezi, Sekretarit Organizativ, Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave të Lëvizjes, deputetit Zyba, konfirmuam mbështetjen për kandidaturën e Arsim Ademit për kryetar të Komunës së Vitisë” thuhet në njoftim.