Arsim Shala prej sot i bashkohet Aleancës në Gjilan. Punonjës i OKB-së me 22 vjet përvojë në misione paqeruajtëse në vende të ndryshme të botës.
Arsimi ka pasur detyra të ndryshme si Menaxher i Projekteve, Ekspert i Programeve ERP-SAP dhe Prokurimit, si dhe Menaxher i Financave.
Në Aleancë sepse, sipas tij, është subjekti i vetëm politik që i ka ofruar shumë Kosovës përgjithësisht dhe veçmas Komunës së Gjilanit, si dhe për shkak se kryeministri e kryetari Ramush Haradinaj ka qenë konsistent në të gjitha temat e interesit nacional.
Arsimi në Aleancë është vlerë e shtuar, po ashtu edhe për Gjilanin e për Kosovën. Njerëz me këto vlera i duhen Gjilanit sepse tani shihet se ka degraduar në secilën pikëpamje me qeverisjen aktuale. Ne do ta bëjmë ndryshim sepse e kemi dëshmuar se vërtetë jemi ndryshe.
Aleanca mbetet e hapur për të gjithë. Bashkohuni krah nesh sepse duke qenë bashkë e me qëllime të mira, Gjilani do ta ketë shansin të qeveriset siç e meriton.
Mirë se vjen në Aleancë, në shtëpinë tonë të përbashkët, Arsim!