Emina Haxhiu, gjatë pasdites të së dielës është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Urgjente, pasi siç thotë ajo, një polic i ka hedhur sprej lotsjellës në sy.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7 #Gjesi, ajo rrëfeu versionin e saj, se si erdhi puna deri tek spreji lotsjellës.
Po ashtu në media të dielën u raportua se ajo është arrestuar.
“Jo nuk është e vërtetë. Se nuk ka pas kurgjo për me arrestu aty. Ata krejt hallin e patën për shkak të qenit që ka qenë pa maskë, tha Haxhiu për T7.