Arta Bajralija është emëruar nënkryetare e Komunës së Kamenicës. Ajo vjen në këtë detyrë me një përvojë të pasur politike dhe qytetare, si aktiviste e hershme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ish-deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Profesionalizmi, energjia dhe përkushtimi i saj pritet të jenë një vlerë e shtuar për qeverisjen lokale dhe për realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj.

