Arta Haziri Nuhiu kerkon nga komuna e Gjilanit,mirënjohjet, dhe shpërblimet , të bëhet drejt dhe vetëm duke u bazuar në meritat dhe kontributin në të mirë të përgjithme ndër vite e qytetarëve tanë!
Si anëtare e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, dhe në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kërkoi që ndarja titujve të nderit, të çmimeve, mirënjohjeve, dhe shpërblimeve, të bëhet drejt dhe vetëm duke u bazuar në meritat dhe kontributin në të mirë të përgjithme ndër vite e qytetarëve tanë.
Deri më sot ky proces nuk ka qenë në rregull, dhe se femrat kontribuese kanë mbetë të anashkaluara dhe kësisoj iu është lënë nën hije sakrifica e heorinave, martireve dhe dëshmoreve që meritueshëm kanë zënë vend në historinë e kombit shqiptar, e që me mburrje e them se Anamorava, respektivisht Gjilani ka pasur shumë femra që kanë sakrifikua për çështjen kombëtare.
Pra, duhet të përfshihen edhe emra të femrave në mënyrë që sado pak ti kujtojmë dhe nderojmë për kontributin e dhënë gjatë shumë dekadave si në kulturë, arsim, shëndetësi, luftë e shumë sfera të jetës shoqërore në vend.
Me respekt,
Arta Haziri-Nuhiu