Drejtuesja e Qendrës Kulturore “Mollëkuqet”, Arta Haziri – Nuhiu ka bërë me dije se ka pranuar një ftesë speciale që të jetë pjesë e jurisë të Festivalit internacional që mbahet për të pestën herë, “Bled Golden Microphone”, në Slloveni.
Por kjo nuk është e gjitha, ka thënë ajo, pasi me punën e pandalshme që ka bërë vazhdimisht me fëmijët e kësaj qendre, edhe vajzat e talentuara të “Mollëkuqeve”do të marrin pjesë si garuese e ato janë; Elza Hajdini, Ilda Nuhiu, Stina Shala, Djellza Rexhepi, Edisa Ahmedi dhe Elona Jakupi.
“Këto festivale kanë shumë domethënie për shtetin tonë dhe vajzat do ta bëjnë të pamundurën të kthehen me fitore. Ju falënderoj shumë që më përkrahni gjithmonë, Unë me “Mollëkuqet” e mija të vogla s’do të ju zhgënjejmë kurrë”, ka thënë ajo.
Përndryshe, Festivali “Bled Golden Microphone” do të mbahet në Slloveni më nga 17 deri më 22 korrik.