Në seancën e Kuvendit Komunal të datës 29.06.2021, e zëshme në tri pikat dhe rekomandimet drejtuar Kuvendit Komunal.
Në kornizën afat mesme bugjetore – (KAB) për vitin fiskal 2022 dhe vlerësimin e hershëm të vitit 2023-2024, insistova nga drejtori i financave të rritë shumën në subvencione në Kulturë, Rini dhe Sport. Arsyeshëm për gjithë aktivitetet që përfshij ë rininë, sportin, muzikën, organizatat joqeveritare, forumet rinore, që të kenë hapësirë t’i realizojnë projektet e tyre.
Në propozimin dhe vendimin për plotësimin e ndryshimit të kushteve ndërtimore si dhe rrënimin e objekteve të institucioneve publike në zona e planeve rregulluese urban në Gjilan, plotësisht i mbështes tē gjitha planet rregulluese urbane në interes të qytetarëve dhe shoqërisë sonë, por asesi nuk pajtohem me rrënimin e gjitha objekteve të cilat janë objekte historike siç janë burgjet, për gjurmët e së cilave populli ynë shqiptar i ka vuajtur ndër vite.
Pika e tretë, por jo më pak e rëndësishme dhe shumë herë e kërkuar nga unë, për të gjithë profesorët e shkollave të mesme brenda kampusit, të iu bëhet zgjidhja urgjente për vendparkim. Nuk është e ndershme nga organet komunale, të mos e marin në konsideratë kërkesën time, njëherit edhe 300 profesorëve të tjerë, të cilët çdo ditë ballafaqohen me gjoba, pikërisht për mungesë vendparkimi.
Sinçerisht, Arta Haziri-Nuhiu, e pavarur!
Arta Haziri-Nuhiu: Viti fiskal 2022 dhe viti 2023-2024, të rritet shuma e subvencioneve për Kulturë, Rini dhe Sport
Ndani këtë artikull