Arta Haziri Nuhiu është njëra ndër 21 gratë që bëjnë Shqiptarinë. Ajo ka udhëtuar sonte drejt Shqipërisë, për të marrë pjesë në këtë ceremoni,
Në profilin e saj Arta ka shkuar:
Rruga për Shqipëri ka gjithmonë shkaqe pozitive. E tillë është edhe kësaj here, ku po nisemi për një natë yjesh që zbulon suksesin, një natë në nderim të zonjave shqiptare.
Përgjegjësi, nder e kënaqësi të jem njëra ndër zonjat që bën shqiptarinë, njëra ndër zonjat që sakrifikuan, dhanë mundin e kontributin e tyre për këtë vend, që të lulëzojë në çdo aspekt.
Këto konsiderata na japin shpresë dhe besim që në këtë vend vlen të investohet punë, talent e përkushtim.
Përgëzime për organizatorët që vlerësojnë zonja që shqiptaria nuk do ishte e njëjtë pa to.
Ky do ishte një mesazh modest për të rinjtë, sidomos vajzat shqiptare, që janë e ardhmja, forca dhe shpresa e këtij vendi.
Me motivim të zellshëm, gjithsecili e gjen veten këtu dhe dikur arrin të shpërblehet me çmime kësi soji.
Me ne, shqiptaria behet, ka shkruar gjilanasja Arta Haziri Nuhiu.
Sonte më 12 dhjetor u mbajt gala mbrëmja e dorëzimit të çmimeve.
Arta Haziri është asambliste e Kuvendit Komunal në Gjilan dhe Drejtoreshë e Festivalit te këngës për fëmijë “Mollëkuqet”
Arta Haziri-Nuhiu, e lindur me 29.10.1982 ne Gjilan-Kosove, eshte e diplomuar ne Fakultetin e Arteve, dega muzike dhe e masterizuar ne drejtimin teoriko-pedagogjik, shkalla e trete e magjistratures, dega Etnomuzikologji. Aktualisht eshte mesimdhenese ne shkollen e mesme Gjimnazi “Zenel Hajdini” ne Gjilan me 16 vite eksperience duke organizuar njekohesisht edhe korin e vajzave ne kete shkolle ku me kete rast ka organizuar shume programe ne kuader te shkolles per nder te festave kombetare dhe shteterore. Pas nje eksperience te gjate dhe perkushtimi e saktesie te treguar, ajo arriti te behet kryetrajnere dhe trajnere e planprogramit arsimor KKK-KB ne Ministrine e Arsimit MASHT. Pas kesaj eksperience, ajo trajnoi te gjithe mesimdhenesit e lendes se muzikes te shkollave nga shume qytete te Kosoves si: Gjilan, Prishtine, Ferizaj, Viti, Kacanik etj.
Nje deshire per te mos lene anash zerat e bukur e ata rrenqethes, per te zbuluar pjesen ku vet shpirti e kendon dhe liron ate qe buron nga vet thellesia e njeriut, lindi iniciativa per te nderrmarur nje ide e cila kishte qellimin e ngritjes se nje Qendre Artistike Kulturore te emeruar “Mollekuqe”, ku vazhdon te funksionoj qysh nga viti 2011. Ishte nje fillim I mbare, I shoqeruar me plot vullnet dhe dashuri por sigurisht qe ishte nje fillim qe kerkonte shume pune e perkushtim sepse ne duar ishte talenti I shume femijeve dhe ardhmeria e tyre perplot endrra. Te gjitha keto kerkonin guxim por kerkesa me e madhe ishte profesionalizmi, e pikerisht per te gjitha keto qe permendem duke filluar nga marrja e iniciatives e deri te realizimi I saj ishin ne kryer me Arta Haziri-Nuhiu. Ajo ngrit themelet e kesaj shkolle sin je profesionaliste e ketij drejtimi, duke I perpunuar cdo njerit zerin, e duke I ofruar krahe drejt depertimit ne boten e muzikes. Qendra me artistet e vegjel te saj e inspiroi ate qe te behet tekstshkruese dhe krijuese e kengeve te tashme me shume se 300 kengeve. Me ate rast, ajo realizoi edhe festivalin per femije “Mollekuqe” ku sot numeron 6 edicione te mbajtura. Pas pergatitjes profesionale te ofruar nga Arta Haziri-Nuhiu per nxenesit, ata ishin gati te dilnin ne skena me kenget e tyre origjinale. Keshtu, filluan edhe daljet e para publike ne festivalet mbarekombetare, ku ne secilen prej tyre u shperblyen me cmime te rendesishme e profesionale. Vlen te permenden festivalet si ne vijim, ku “Mollekuqet” bashke me Arta Haziri-Nuhiu korren suksese: Festivali “Fluturat”-Kumanove, “Bilbilat e Korabit” –Diber, “Junior Fest”, “Lyra Fest”, “Ylberi”, “Diamond Fest”, “Sidorela” etj. Arta Haziri-Nuhiu do e vuloste suksesin e saj edhe jashte kufijve, ku mori ftesa te ndryshme per festivale internacionale, qe te ishte pjese e jurise profesionale dhe ta perfaqesonte shtetin e Kosoves bashke me nxenesit e saj. Festivali I pare internacional ishte “Tra La La” ne Macedoni, per te vazhduar ne festivalin “Singer Stage” ne Malte, festivali “Lemari” ne Minsk te Bjellorusise, festivali “Kaunas Talent” ne Lituani, festivali “Evropa Moloda” ne Ukraine, festivali “Eurokids” ne Itali, festivali “Bled Golden Microphone” ne Slloveni. Ne te gjitha keto festivale arriten te rrembejne cmimet e para, dhe Arta Haziri-Nuhiu u nderua me diplome si anetare e jurise profesionale, per shkak te korrektesise se treguar.
Pasi mori me te mirat e ketyre festivaleve, ne vitin 2018, ajo mori guximin ta krijoj festivalin e pare internacional ne Kosove te quajtur “Rising Stars”. Edicioni I pare ishte I suksesshem me 6 shtete te huaja pjesemarrese. Ne vitin 2019 u mbajt edicioni I dyte,ku tanime gjithcka ishte me profesionale dhe me e kuruar ne detaje, ku numri I shteteve te huaja prezente u dyfishua!