Për votimin e Projektligjit i cili e mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti ka bërë thirrje aktori Naser Rafuna dhe këngëtarja Donika Gashi.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, aktori Naser Rafuna ka thënë se paratë e popullit i takojnë atij, duke shtuar se ky projektligj duhet të votohet pasi sipas tij populli është në krizë financiare.
“Paret e popullit i takojnë popullit, leni pallavarat e votoni sepse populli është në krizë financiare.
Mos harroni, kush e prek ose e ka prek popullit në bukën e tij, ka ra në fund pusit”, ka shkruar ndër të tjera Rafuna.
Kurse Donika Gashi ka thënë se me pagë 1 mijë e 500 euro të diskutohet për të ardhmen e tjetrit është “poshtërsi”.
“(Me pas rrogën mujore 1500 ‘ero’ e fiu dhe me deklaru broçkulla për të “ardhmen” e tjetrit, osht hipokrizi dhe përtej saj. – Poshtërsi.)”, ka shkruar ndër të tjera Gashi.