Një dëshmitar i rastit ka treguar se si ndodhi vrasja e gruas shtatzëne në oborrin e Gjinekologjisë, në QKUK.
Ai tregon se dorasi ka ardhur krejtësisht i qetë dhe ka kryer vrasjes, shkruan Insajderi.
Para se të shkrepte tre plumba mbi viktimë, dëshmitari tregon se mes çiftit nuk u dëgjua asnjë fjalosje apo pikskam.
“Unë prej trafikes e kom pa tu ec në sekondë është afruar ky zotina, qaty ka kërsit alltia, ajo ka ra në tokë ai zotnia ka ikë anë tjetër. Fjalosje nuk ka pas as piskama, shumë thjesht e ka ba”, thotë dëshmitari i rastit.
35 vjeçarja (Hamide Magashi) që u vra sot nga ish-bashkëshorti i saj (Sokol Halili) kishte qenë në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për të blerë gjëra ushqimore.
Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.
Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.