Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot propozim-buxhetin për vitin 2023 shkruan Radio Star.
Pas kësaj asambleisti i LDK-së, Imran Haziri, ka reaguar ashpër, ku sipas tij fshatrat si Stanqiq, Haxhaj, Demiraj, Pidiq, Dunav, Selisht, janë anashkaluar nga ana e kryetarit Hyseni.
Haziri thotë se në vitin 2023 në Grykën e Karadakut ka shumë pak investime dhe në fshatin më të madh në Gjilan, siç është Zhegëra janë ndarë vetëm 65.000 euro
Postimi i plotë:
Investimet në Listën e projekteve e cila është pjesë e Buxhetit për vitin 2023 për Grykën e Karadakut,shume pak investime në fshatin Shurdhan, anashkalim total për fshatrat Stanqiq, Haxhaj, Demiraj, Pidiq, Dunav, Selisht dhe vetëm 65.000 euro për fshatin më të madhe në Komunen tonë, fshatin Zhegër./radiostargjilan/