Sot është mbajtur Akademia për presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, në kuadër të “Flakës së Janarit”, nën patronatin e Presidentës Vjosa Osmani shkruan Radio Star.
Asambleisti nga radhët e VV-së, Valdrin Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj Nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, duke thënë se sot në akademi mungoi zhurmagjiu opozitarë.
Më tutje Bajrami ka thënë se mosprezenca e tyre në Akademinë për dr. Ibrahim Rugova, nuk kanë mundur ti bëjnë ballë fjalëve të tij për çka kishin bërë zhurmë për asgjë.
Shkrimi i plotë:
Ata që bëjnë zhurmë më së shumti mungojnë në Akademinë e Presidentit Rugova!
Akuza, thirrje boshe, se përse nuk po përkujtohet Presidenti Rugova në datën e tij të vdekjes, në Akademinë e mbajtur në Gjilan, mungoi sot zhurmagjiu opozitar “Lutfiu”, sepse nuk ka mundur ti bëj ballë fjalëve të tij për çka kishte bë ” Shumë zhurmë për asgjë!”