Sekretari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes rrjetit të tij social ‘ Facebook’ ka njoftuar se asambleisti më i votuar në Gjilan, Xhelal Hajrullahu, nga radhët e partisë së VV ka aderuar në PSD.
“Xhelal Hajrullahu, asambleisti më i votuar i VV-së në Gjilan, sot u bashkua me ne. Ishim bashkë në përpjekjet tona për një Kosovë më të mirë. Jemi ribashkuar për t’i REALIZUAR ato përpjekje.”, ka shkruar Molliqaj.
Molliqaj është shprehur se këto aderimet po e konfirmojnë se cili koalicon do të jetë fitues.
“Anëtarësimet e shumta në PSD gjithandej Kosovës, po e konfirmojnë Koalicionin Fitues 100% për Kosovën, 100% për njerëzit” -ka shkruar ai.