Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Fadil Ademi, ka vendosur që një ditë në javë t’ua kushtojë qytetarëve, duke hapur dyert për takime dhe diskutime lidhur me kërkesat, sugjerimet dhe shqetësimet e tyre.
Sipas njoftimit të tij, nga 13 nëntori 2026, Ademi do të jetë në dispozicion të qytetarëve çdo të premte, nga ora 10:00 deri në 12:00, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
Ai ka theksuar se synimi i këtyre takimeve është të jetë më afër qytetarëve, t’i dëgjojë drejtpërdrejt dhe të njihet me problemet me të cilat përballen ata.










