Lagjja Dardania, dikur një model urbanistik në Gjilan, sot përballet me një realitet të hidhur që zhgënjen gjithnjë e më shumë banorët e saj. Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gentrit Murseli, ka ngritur zërin publikisht për gjendjen e mjerueshme të trotuareve në këtë lagje, pas të ashtuquajturit “transformim” që premtonte standarde evropiane, por solli vetëm zhgënjim.
“Trotuaret e Dardanisë, që sipas premtimeve duheshin të ishin më të gjëra, më funksionale dhe më të sigurta, sot janë kthyer në pengesë për qytetarët – sidomos për personat me nevoja të veçanta, prindërit me fëmijë në karrocë dhe të moshuarit,” theksoi Murseli. Ai e quajti këtë situatë “punë për marre”, duke kritikuar ashpër institucionet përgjegjëse për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e punimeve.
Për më tepër, banorët e lagjes ankohen për mungesën e planifikimit afatgjatë dhe për keqkryerjen e projekteve. “Në vend të përmirësimeve, kemi përkeqësim – pllaka të thyera, nivele të pabarabarta dhe kaos urban që e bën ecjen të rrezikshme për sigurinë,” shprehen ata.
Murseli ka kërkuar transparencë të plotë për kontratat e lidhura, kompanitë ekzekutuese dhe mbikëqyrësit e projekteve. “Kush i ka fajet për këtë dështim publik? A është faji i Komunës që nuk mbikëqyri si duhet, apo i kompanive që punojnë pa standarde? Qytetarët kërkojnë përgjigje,” shtoi