Është bërë asfaltimi i rrugës që shpie tek penda e Përlepnicës në këtë fshatë të komunës së Gjilanit shkruan Radio Star.
Me asfaltimin e saj pritet që kjo pendë të vizitohet nga qytetarët edhe më shumë.
Rruga e asfaltuar përveç përfitimeve material që mund të sjellë për banorët, ajo këtyre banorëve të fshatit Përlepnicë fillimisht ia ka hekur problemin e baltës, pasi në shumë raste ka qenë e pakalueshme.
Ish-zëvendësministri i Infrastrukturës, tani zv.ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, Rexhep Kadriu se ndërtimi i rrugës për tek Penda e Përlepnicës, ndërtimin e 28 rrugicave në fshat, rrugët në Dobërçan, dhe ajo e Kumanovës, Pogragjë-Stublinë në Malishev e shumë rrugë tjera po realizohen, ndërsa edhe shumë të tjera të planifikuara deri në detaje, do ta bëjnë Gjilanin një komunë lehtësisht të qarkullueshme dhe që krijon lehtësira për biznese që sigurojnë zhvillim ekonomik./RadioStar.