Kanë përfunduar punimet për rregullimin e rrugëve dhe infrastrukturës përcjellëse në lagjen “Dheu i Bardhë”.
Është asfaltuar edhe segmenti i fundit i rrugës kryesore të kësaj lagjeje.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, kanë parë nga afër punët të cilat po zhvillohen në rrugën kryesore të lagjes “Dheu i Bardhë”, përkatësisht në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.
“Është përmbyllur segmenti i fundit i rrugës kryesore në lagjen e “Dheut të Bardh”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.










