Arbër Ismajli
Politikbërja mbi vullnetin e saj, është kontraktuale dhe natyrshëm, politikanët që nuk kuptojnë këtë, mbesin anash vullnetit të verdiktit qytetar.
Po bëhen vite të mandati të qeverisjes së mirë në Gjilan, dhe puna e kontraktuar me qytetarë, gatishmëria për tu ofruar sa më afër hallave dhe problemeve sociale, na bënë të jemi edhe më të përkushtuar, të bëjmë më të mirat që mundemi për ta!
Të kufizuar nga buxhetet e limituara, nga kërkesat e mëdha, shpeshherë edhe nga planifikimet ambicioze, shtuar këtu dhe të papriturave që dalin gjatë punës dhe qeverisjes, ne kemi dëshmuar simbiozën e vullnetit qytetarë në kthimin, mbatjen dhe avancimin e të priturave të qytetarëve!
Ndoshta jo se jemi të kënaqur sa kemi dashur, por e vlerësojmë se ne tashmë kemi nisur nje bashkëqeverisje me qytetarë, e kemi bere qytetarin bashkëqeverisës, andaj, shumë nga projektet që janë bërë dhe po bëhen, janë qytetarët ata të cilët kanë pjesë ne planifikim dhe realizim te atyre projekteve!
Ne po bëjmë këtë çdo ditë, ne po e bëjmë qytetarin bashkëqeverisës të komunës së tyre, dhe ne këtë po e shtojmë akoma më shumë, po e forcojmë që Gjilani të jetë komunë model! Këtë tashmë e kemi nga vlerësimet dhe falenderimet jo vetëm nga qytetarët por edhe prej mekanizmave dhe agjencioneve të pavarura!
Por e gjithë kjo, është vetëm si shkas më shumë për të ftuar qytetarët të jenë pjesë e qeverisjes së komunës së tyre! Çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më sinergjik për një mirëqenie të përbashkët!
Bashkë e me suksese të reja!