Departamenti i Ekonomisë dhe Bujqësisë në kuadër të LDK-së në Gjilan dhe këshilltarët komunal Muhadin Haziri, Latif Maliqi, Qahil Halili, pas marrëjes së informatave nga tereni dhe kërkesës së kryetarit Lutfi Haziri ishim për të vizituar biznesin “ZOGU VENDOR” SH.P.K në fshatin Nasalë, i cili biznes pas motit të ligë që ka mbizotruar këto ditë, erërave të forta e shiut të madh i janë shkaktuar dëme të mëdha.
Nga informatat e marruara nga menaxheri i fermës Kadri Ajeti, si pasojë e dëmeve të shkaktuara ferma deri tani ka mbi 3500 zogjë të ngordhur, ndersa zogjët e tjerë janë në gjendje jo te mirë, pasi qe kulmi i fermës eshte shkatërruar i tëri nga era e fortë dhe ferma eshte mbushur me uje.
Menaxheri i fermës na tregoj se deri më sot nuk ka ardhur askush nga zyrtarët komunal, drejtoria e Bujqësisë dhe AVUK – për ti vizituar dhe konstatuar gjendjen në fermë. E cila në bazë të fakteve nga tereni është e rënd dhe alarmante.
Ne si D.E.B kërkojmë nga drejtoria e Bujqësisë dhe AVUK që me urgjencë të vizitojnë fermën dhe së bashku me biznesin të marrin masat adekuate për:
1. Groposjen dhe mbulimin e mbi 3500 zogjëve të ngordhur.
2. Dezifektimin, Deratizimin e gjithë zonës për rreth fermës për mos përhapjen e ndonjë smundje
3. Dhënjen e këshillave dhe instruksioneve për biznesin se si të shpëtohen zogjët e mbetur.
4. Ofrimin e ndihmës financiare e materiale urgjente për rregullimin e kulmit të fermës dhe normalizimin e situatës.
Ne si departament i Ekonomisë dhe Bujqësisë në kuadër të LDK-së i ofruam mbështjetje fermës dhe menaxherit të saj, që përmes këshilltarëve komunal do të kërkojmë nga institucionet përgjegjëse një reagim të shpejtë dhe konkret në sanimin e dëmeve.
Gjithashtu do të shohim të gjitha mundësit ligjore dhe financiare për krijimin e një fondi emergjent për dëmet në Bujqësi. Ne do ta monitorojmë këtë situat në ditët në vazhdim deri në reagimin e institucioneve përgjegjëse, sespse situata është alarmante.