Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se asnjë ankesë nuk është dorëzuar në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën këtë të diel.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.
“Ju informojmë se deri më tani nuk kemi pranuar asnjë ankesë në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunave që u mbajtën dje me datën 14 Nëntor 2021”, ka thënë Desku për Reporteri.net.
Në zgjedhjet e fundit lokale, Lista Serbe ka fituar 10 komuna, PDK-ja 9 komuna, LDK-ja 7 komuna, AAK-ja 5, LVV-ja 4 dhe Nisma 1.